Site icon Telegrafi

Xavi refuzon ta marrë drejtimin e Barcelonës: Nuk është ende momenti

Xavi. (Photo by Francois Nel/Getty Images for adidas)

Njëri nga mesfushorët më të mirë në histori të Spanjës, Xavi Hernandez i ka dhënë fund futbollit.

Pas 17 viteve të kaluara te Barcelona ku zhvilloi 505 ndeshje zyrtare, Xavi në katër vitet e fundit ka qenë pjesë e futbollit të KQatarit.

39-vjeçari për katër vite ka bartur fanellën e skuadrës nga Katari, Al Sadd e ku në fund u shpall edhe kampion i shtetit.

Edhe pse ishte njëri nga më të dëshiruarit për ta drejtuar Barcelonën, Xavi ka mohuar një gjë të tillë.

Ish-mesfushori spanjoll ka deklaruar se është ende herët për të marrë drejtimin e Barcelonës.

Xavi me fanellën e Al Sadd. (Photo by Neville Hopwood/Getty Images for Qatar 2022)

“Nuk mund t’ia fillojë karrierën time si trajner në Barcelonë. Duhet të jem i kujdesshëm dhe i ndërgjegjshëm që të mos djeg etapa”.

“Fillimisht duhet ta dëshmoj që jam një trajner i mirë, do ta nisë nga zero dhe nuk mund të rikthehem tani te Barcelona e as në La Liga”, deklaroi Xavi.

“Duhet të jem gati, ende nuk është momenti”, përfundoi njëri nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version