Telegrafi

Xavi: Reali viktimë e suksesit të Barcelonës

“Ata kanë një filozofi tjetër, por unë e preferoj tonën”, ka thënë Xavi pasi është kërkuar të krahasojë dy klubet spanjolle.

“Tash, Madrid është viktimë e lojës tonë dhe e suksesit tonë. Ata kanë harxhuar shumë para pas triumfeve tona. Për momentin, ata po ia dalin mirë pasi ata janë mbi ne në tabelë“.

“Ne duhet të kemi shumë respekt për Madridin, pasi ata janë një ekip shumë i vështirë për t’u mposhtur. Dhe rezultati 2-6 është histori”, ka thënë Xavi./Telegrafi/