Trajneri i Barcelonës, Xavi ka thënë se ekipi i tij do të aktivizohen në afatin kalimtar të janarit për të kryer disa transferime.
Barcelona e ka nisur në mënyrë të tmerrshme sezonit duke u renditur në pozitën e shtatë në La Liga dhe u eliminua nga grupet në Ligën e Kampionëve.
Xavi e pranon se skuadra e tij ka nevojë të përmirësohet pas një gjysme të parë zhgënjyese të sezonit.
“Po punojmë për këtë, ky është realiteti”, ka thënë fillimisht Xavi në konferencë për shtyp.
“Ekipi gjithmonë duhet të përmirësohet dhe ne jemi vigjilentë ndaj afatit kalimtar. Ne po flasim shumë. Ne patëm një takim produktiv të enjten”.
“Isha i qartë se çfarë dua dhe çfarë kam nevojë”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/