Trajneri spanjoll, Xavi Hernandez thuhet se po bëhet gati t’i rikthehet punës nga sezoni i ri 2025/26 duke drejtuar një klub të madh evropian.
Xavi ka qenë në një pushim nga futbolli që kur u shkarkua si trajner i Barcelonës shtatë muaj më parë.
45-vjeçari e ka kaluar këtë kohë larg syrit të publikut, duke u fokusuar tek familja dhe duke marrë një pushim të merituar.
Ndonëse ka mbajtur një profil të ulët, Xavi është duke u përgatitur për rikthimin e tij në menaxhim.
💪 Xavi, un regreso próximo https://t.co/9uzXlsv1un Te lo cuenta @Juan_Castro_10
— MARCA (@marca) January 25, 2025
Burime pranë tij kanë treguar se ai ka në plan të rikthehet në verë, duke synuar një rol në një klub evropian me ambicie afatgjata.
Sipas gazetës Marca, Xavi po synon një projekt që përfshin rritje dhe aspirata, me një vizion afatmesëm dhe afatgjatë.
Ish-lojtari i Barcelonës, i cili kaloi 27 vite në klub, tani është gati të përballet me një sfidë të re. /Telegrafi/