Site icon Telegrafi

Xavi i përgjigjet spekulimeve për detyrën e trajnerit te Barcelona

Legjenda e Barcelonës, Xavi ka folur së fundmi për lidhjet që i janë bërë me punën e trajnerit të klubi katalunas.

Kohëve të fundit Xavi është lidhur shumë me punën e trajnerit të Barcelonës.

Xavi aktualisht është në krye të skuadrës Al Sadd, por shumë e kanë parë si të pashmangshme që ai të kthehet përfundimisht në klubin ku bëri emër si lojtar.

Lexo po ashtu Cannavaro zbulon pse Barcelona preferon Xavin para Pirlos

Ronald Koeman, trajner aktual te klubi nga Camp Nou është nën presion serioz dhe Xavi shihet si favorit për të pasuar.

Sidoqoftë, Xavi është distancuar nga spekulimet dhe ka përsëritur se e gjithë energjia e tij po përqendrohet në detyrat e tij në krye të Al Sadd.

Thashethemet thonë se ai është në dialog me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta dhe do të merrte punën nëse i ofrohej.

“Çdo ofertë do të vlerësohet dhe më pas do të vendoset. Nuk e di se ku do të më çojë e ardhmja ime, por jam i hapur për çdo mundësi”, ka thënë Xavi për Mundo Deportivo.

Lexo po ashtu Barcelona rikthen kontaktet me Xavin

Barcelona po jeton një moment të vështirë. Ata janë të nëntit në La Liga momentalisht, pesë pikë larg Real Madridit në krye të tabelës.

Ata janë gjithashtu në fund të grupit të tyre në Ligën e Kampionëve, pasi kanë humbur dy ndeshje radhazi 3-0 nga Bayern Munich dhe Benfica.

Xavi është dikush që shumë besojnë se mund të rikthejë identitetin e klubit, tani më të nëpërkëmbur. /Telegrafi/

Exit mobile version