Site icon Telegrafi

Xavi paguan 2.5 milionë euro nga xhepi i tij për tu bërë trajner i Barcelonës

Xavi Hernandez dhe ish-klubi i tij Al Sadd, kanë bërë të ditur se e kanë ndërprerë kontratën , pasi trajneri i ri pritet të kalojë te Barcelona. 

Barcelona pritet të shpallë zyrtarisht ardhjen e Xavi si trajner i tyre sot ose nesër paradite.

Mediumet spanjolle ka ndjekur ngjarjen gjatë gjithë ditës, duke bërë të ditur edhe detajet e fundit.

Al Sadd nuk donte t’i bënte telashe Xavit për të shkuar në Barcelonë. Klubi nga Katari ka vendosur një klauzolë kompensimi prej 5 milionë euro në kontratën me Xavi, të cilën mendohej se Barcelona do ta paguante.

Por sipas Mundo Deportivo dhe Sport, ka qenë Xavi ai që ka paguar 2.5 milionë euro nga xhepi i tij, ndërsa pjesa tjetër nga klubi.

Xavit do t’i kthehen paratë më vonë përmes bonuseve dhe klauzolave ​​të ndryshme. Mundo shkruan se Barcelona vendosi të shpërndajë dëmshpërblimin për shkak të “Fair Play-it Financiar” dhe Xavi do t’i kthejë paratë.

Barcelona do të drejtohet nga trajneri i përkohshëm Sergi edhe nesër si mysafir me Celta Vigon.

Xavi pritet të mbërrijë në Barcelonë këtë të shtunë dhe prezantimi i trajnerit të ri të Blaugranave do të bëhet të hënën më 8 nëntor në Camp Nou. /Telegrafi/

Exit mobile version