Telegrafi

Xavi: Nuk mërzitem nga fitoret

“Kurrë nuk lodhen nga fitoret, gjithmonë dua më shumë. Edhe pse kam kaluar më shumë se dhjetë vite në formacionin bazë, ende mendoj se duhet të përmirësohem”, ka thënë spanjolli për “Sport”.

Xavi ka shtuar se këtë sezon Barcelona do të bëjë gjithçka për ta përsëritur suksesin e sezonit të kaluar, ndërsa thotë se fakti që finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet në Bernabeu, është motivim shtesë për katalunasit.