Site icon Telegrafi

Xavi nuk e përjashton mundësinë që Barcelona të luftojë për titull në La Liga

Xavi Hernandez ka mbikëqyrur një përmirësim të rëndësishëm te Barcelona që nga marrja e detyrës si trajner, dhe ish-mesfushori legjendar nuk po përjashton një sfidë për titull nga ekipi i tij.

Objektivi real i katalunasve këtë sezon ka qenë kualifikimi për në Ligën e Kampionëve, por Xavi mendon se skuadra mund të bëjë edhe më mirë përpara derbit kundër Espanyolit.

“Ne nuk përjashtojmë asgjë, por distanca është e vështirë”, ka thënë fillimisht Xavi në konferencën e tij për shtyp, ku u pyet në lidhje për sfidimin e titullit.

Lexo po ashtu Xavi ka rikthyer gëzimin në “Camp Nou”: Efikasiteti, shpërndarja e golave, humori dhe tifozët

“Qëllimi është të përfundojmë në top katërshe, por nuk përjashtojmë asgjë. Ndjenja po bëhet gjithnjë e më e mirë, të shohim se sa larg mund të shkojmë”.

“Jemi përmirësuar, por duhet të dimë të sulmojmë në hapësirë, të mos shkëputemi nga strategjia jonë dhe që anësorët të arrijnë në zonë në lojërat sulmuese”.

“Në nivel taktik, ne jemi përmirësuar shumë. Në përgjithësi jemi duke u përmirësuar në shumë aspekte”.

“Mendoj se po përmirësohemi sepse po marrim përgjegjësinë për ndeshjet”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version