Telegrafi

Xavi nuk e ka harruar zanatin e vjetër, shënon super gol nga gjuajtja e lirë (Video)

Xavi Hernandez është duke e vazhduar karrierën në Katar me skuadrën e Al Sadd.

Mesfushori e ka shënuar një gol të bukur për skuadrën në ndeshjen e fundit kundër Al Rayyan që u fitua 5-0.

Ish mesfushori i Barcelonës deri më tani ka shënuar 5 gola për klubin e tij.

Al Sadd janë në pozitën e dytë në kampionatin e Katarit me një pikë më pak se lideri.

Xavi për vite të tëra u konsiderua si ‘truri’ i Barcelonës dhe Kombëtares spanjolle, ndërsa nuk kanë munguar edhe kritikat së fundmi ndaj ish skuadrës. /Telegrafi/