Pasi Neymar zyrtarisht ngriti një padi kundër Barcelonës, duke kërkuar 27 milionë euro në emër të një shpërblimi besnikërie, sepse në vitin 2016 nënshkroi një kontratë të re, ka reaguar edhe Xavi Hernandez.
Ky i fundit ka dënuar sjelljen e sulmuesit të Barcelonës, duke thënë se kështu nuk e kanë mësuar te klubi katalunas.
“Neymar me të vërtetë më ka zhgënjyer. Në Barcelonë nuk e kemi mësuar me gjëra të tilla, që janë të pahijshme. Sinqerisht, shpresoj kemi marrë një mësim të mirë dhe do të tregojnë më shumë respekt”, tha ish-lojtari i Barcës, i cili ka luajtur 745 ndeshje zyrtare.
Kujtojmë se Neymar e dy vjet më parë zgjati kontratën deri në vitin 2021, por dhjetë muaj më vonë shkoi në Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.
Ankesës së lojtarit, Barca iu përgjigj me një kundër-ankesë duke i kërkuar një dëmshpërblim prej 65 milionë eurove për shkelje të marrëveshjes.
Paditë u bënë zyrtare vitin e kaluar, kur Neymar u largua nga Spanja dhe shkoi në Francë.
Ndryshe, palët edhe zyrtarisht janë paraqitur para autoriteteve gjyqësore të shtetit spanjoll. /Telegrafi/