Telegrafi

Xavi: Neymar duhet të piqet që të arrijë nivelet e Messit

Xavi beson se Neymari duhet që të piqet nëse dëshiron të arrijë nivelin e njëjtë si të Lionel Messit.

Ish-mesfushori i Barcelonës u pyet që të adresojë meritat e ish-bashkëlojtarëve të tij, e përderisa mbetet një adhurues i Neymarit, Messi ësht ënjë hap para me konkurrencën.

“Edhe pse ai mund të përmirësohet, ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë”.

“Ata janë ndryshe. Unë e shoh Leon me më shumë pjekuri të futbollit. Ai bën të gjitha gjërat mirë. Neymar është një njeri që duhet të piqet, por ai duket si një lojtar me kapacitet enorm që di të bëjë diferencën”, theksoi Xavi.

Ai nuk u pajtua me Maradonan i cili ka thënë se Messi s’ka kualitete të lidershipit.

“Nuk pajtohem me Maradonan. Messi është lider i madh, është i qetë në zhveshtore, por një lider i madh. Ai gjithmonë dëshiron topin, ai ka personalitet dhe nuk fshihet asnjëherë”, përfundoi Xavi.

Neymar u largua drejt PSG-së për 222 milionë euro.

/Telegrafi/