Site icon Telegrafi

Xavi ndihet i kënaqur me barazimin ndaj Sevillas: Këtë lojë e duan njerëzit e Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka folur pas barazimit me Sevillan në ndeshjen e vlefshme për ndeshjen e mbetur të javës së katërt.   

Sevilla dhe Barcelona luajtën baras 1-1 në Sanchez Pizjuan të martën në mbrëmje, edhe pse të dyja skuadrat hynë në lojë të etur për fitore, me Sevillan që do të kishte bërë presion të vërtetë ndaj Real Madridit në krye të tabelës, ndërsa Barcelona do ta kishte ngritur veten në top katërshe.

Sevilla kaloi në avantazh në minutën e 32-të me anë të Papu Gomez, ndërsa Barcelona gjeti golin e barazimit me anë të Ronald Araujo.

Lexo po ashtu Sevilla dhe Barcelona ndajnë pikët

“Është një ndjesi e hidhur. Mendoj se performuam mirë, por padyshim që duhet të përmirësohemi”, ka thënë fillimisht Xavi pas ndeshjes për Marca.

“Ne kemi fituar një pikë, por duhet të jemi të durueshëm. Duhet të insistojmë në këtë model – jemi në rrugën e duhur. Por është turp sepse i kishim të gjitha”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Sevilla 1-1 Barcelona: Dembele vlerësohet më mirë se të tjerët

“Do të jetë e vështirë për mua të fle. Mendoj se duhet të kishim fituar. Sevilla ka shumë eksperiencë dhe është shumë mirë taktikisht, por unë largohem nga këtu i pakënaqur. Por, nesër do të shikoj prapa dhe do të mendoj se luajtëm mirë”.

“Paraqitja, nga stoli, mendoj se ishte shumë e mirë. Mendoj se këtë duan njerëzit e Barcelonës. Rezultatet tregojnë gjithçka, por mendoj se ne shijuam disa momente të mira dhe ekipi konkurroi shumë mirë”, përfundoi trajneri i Barçës. /Telegrafi/

Exit mobile version