Telegrafi

Xavi mungon kundër Stuttgartit

El Mundo Deportivo shkruan se Xavi ka lënduar muskulin e kofshës gjatë stërvitjeve të djeshme dhe nuk do të luajë në takimin e sotëm të Ligës së Kampionëve.

Lëndimi ende nuk është zyrtarisht i pohuar, por llogaritet se mesfushori spanjoll do të qëndrojë jashtë fushe për rreth dy javë.

Ndeshja e parë në mes të Stuttgart dhe Barcelona përfundoi me barazim 1-1, dhe blaugranët janë favorit për ndeshjen e sotme në Camp Nou. /Telegrafi/