Telegrafi

Xavi: Mourinho na jep motivim

“Mourinho është trajner i madh dhe transferimi i tij shërben si motivim i veçantë për ne që të jemi edhe më të mirë”, theksoi Xavi.

“Reali ka bërë shpenzime të mëdha sezonin e kaluar kur transferoi lojtarë të mëdhenj, ndërsa tani ata e kanë bërë të njëjtën gjë me njërin prej trajnerëve më të mirë në botë. Ata duan të fitojnë tituj dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodhë këtë vit”, tha mesfushori spanjoll. /Telegrafi/