Telegrafi

Xavi mirëpret Villan, fton Fabregasin

“Villa është këtu për ta bërë diferencën, është kënaqësi ta kesh Villan në cilindo ekip. Ai është sulmues i madh dhe është në gjendje të luajë në qendër, ashtu si në krah. Ai është shumë dinamik dhe gjithnjë është duke e kërkuar golin kundërshtar. Mund të thoni që loja e tij është e ngjashme me atë të Samuel Eto’o”.

“Ai ka luajtur me shumë prej nesh në kombëtare dhe ka luajtur në La Liga për shumë vite, kështu që nuk do të ketë probleme të adoptimit”.

“Villa dhe Cesc Fabregas, nëse ai vjen gjithashtu, janë të mirëseardhur për të na ndihmuar të vazhdojmë ta luajmë futbollin që na karakterizon neve dhe të arrijmë suksese të mëtutjeshme”, tha Xavi. /Telegrafi/