Telegrafi

Xavi mbështet shkarkimin e Lopeteguit

Julen Lopetegui (Getty Images)

Legjenda e Barcelonës dhe Spanjës, Xavi, ka mbështetur vendimin e federatës për shkarkimin e trajnerit Julen Lopetegui.

Xavi ka marr detyrën e analistit duke thënë se presidenti “ka bërë mirë dhe federata vjen përpara çdo gjëje tjetër” rreth shkarkimit të trajnerit.

Ndërsa, duke folur për Radio Marca, Xavi nuk ka dashur të komentojë mbi nënshkrimin e Lopetegui me Real Madridin.

Lexo po ashtu Low i shokuar nga shkarkimi i Lopeteguit

“Unë nuk jam personi adekuat për të folur për këtë”, ka thënë fillimisht Xavi për Radio Marca.

Megjithatë, mesfushori spanjoll kritikoi mënyrën e zyrtarizimit. “Nuk ishte momenti më ideal apo i përshtatshëm”.

Xavi Hernandez (Getty Images)

Ish-ylli i Barcelonës dhe Spanjës ka thënë se ndryshimi i menaxherit mund të forcojë vendosmërinë e skuadrës përpara fillimit të Kupës së Botës.

Julen Lopetegui (Getty Images)

“Ju kurrë nuk e dini, lojtarët kanë parë tashmë të gjitha dhe janë të sigurt. Ata mund të luajnë një rol të mirë në Kupën e Botës”.

Lexo po ashtu Analizë: Të pamposhtur dhe gjithnjë të uritur për gola - a ka gabuar Spanja me shkarkimin e Lopeteguit?

“Udhëheqja nuk do të mungojë, nuk është vetëm Ramos, Pique apo Iniesta … ka njerëz shumë të përgatitur dhe shumë atmosferë të mirë”.

“Nuk është situata më e mirë, por në të njëjtën kohë, i bashkon më shumë dhe i japin më shumë vetes”, përfundoi fituesi i Kupës së Botës me Spanjën në vitin 2010. /Telegrafi/