Telegrafi

Xavi i lumtur me fitoren në udhëtim te Sevilla, flet fjalë të mëdha për Gavin

Barcelona ka vazhduar me fitore, teksa ka mposhtur Sevillan në udhëtim me rezultat të thellë 0-3.

Katalunasit kanë bërë një ndeshje fantastike ku krijuan shumë raste shënimi.

Pas ndeshjes, Xavi ka thënë se nuk është asnjëherë e lehtë të fitohet në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan të Sevillas dhe është i lumtur që morën tri pikët.

Ai ka folur edhe për lojtarët e sulmit si Ousmane Dembele e Robert Lewandowski.

“Nuk e nisëm mirë ndeshjen, por sapo u vendosëm siç duhej në fushë, nisëm ta qarkullonim shpejt topin dhe krijuam disa raste në kundërsulm”.

“Janë të pakta ato skuadra që mund të vijnë në fushën e Sevillas dhe të fitojnë me rezultatin 0-3, shumë pak ekipe do të fitojnë në Sanchez Pizjuan. Por, si përfundim edhe pse kemi disa mekanizma për të përmirësuar, sërish fitorja të bën të ndihesh më i bukur”.

Lexo po ashtu Barcelona mposht si mysafir Sevillan, ngjitet në pozitën e dytë në La Liga

“Ekipi ka shumë potencial, kemi mundësinë të luajmë edhe me variente të ndryshme në varësi të kundërshtarit”.

“Dembele është një lojtar që më pëlqen shumë, edhe sjellja e tij më pëlqen, sidomos me mentalitetin kur kthehet në mbrojtje. Lewandowski dihet, na ka ndihmuar shumë sepse kur një skuadër shënon gola, atëherë ka qetësinë e duhur në fushë”, tha Xavi.

Tutje tekniku katalunas foli edhe për talentin e madh Gavi që bëri paraqitje spektakolare ndaj Sevillës.

“Mua nuk më befason aspak paraqitja e Gavit në fushë, e shoh të stërvitet çdo ditë dhe e di mirë se çfarë është i aftë të bëj në fushë. Është një mrekulli, ndoshta ishte lojtari më i mirë i ndeshjes”, deklaroi Xavi. /Telegrafi/