Site icon Telegrafi

Xavi i lumtur me fitoren ndaj Napolit, flet edhe për trofeun e Ligës së Evropës

Trajneri i Barcelonës, Xavi mendon se fitorja 4-2 ndaj Napolit është një nxitje e rëndësishme e besimit në vijimësi në Ligën e Evropës dhe sezonin e tyre në La Liga, por sipas tij ekipi duhet të qëndrojë i përulur.

Ndeshja e parë përfundoi me barazim 1-1 në Camp Nou, duke e lënë të hapur “Play-Off”-in, por Blaugranët shfrytëzuan gabimet në mbrojtje për të kaluar në avantazh 2-0 brenda 13 minutave dhe të fitojnë 4-2 në fund apo 5-3 në total.

Kjo fitore e kalon Barcelonën në raundin tjetër dhe Xavi ndihet i lumtur me paraqitjen e skuadrës dhe lojën e treguar ndaj Napolit.

Lexo po ashtu Barcelona me spektakël mposht Napolin, vazhdon garën e Ligës së Evropës

“Ne po përmirësojmë paraqitjet tona dhe duhet të shfrytëzojmë sa më shumë hapësirat që krijohen”, ka thënë fillimisht Xavi në konferencën e tij për shtyp.

“Ky është modeli taktik që duam të ndjekim, është ajo që ne kërkonim dhe ia arritëm. Lojtarët dhe tifozët e merituan këtë fitore, jemi të kënaqur, por duhet të jemi të përulur”.

“Kjo është një fitore që na jep besim. Dominuam për 90 minuta, dhe kjo është hera e parë që e bëjmë vërtet këtë që kur kam qenë këtu”.

“Ne ishim përballë një skuadre të Napolit që zakonisht nuk pranon shumë gola, të cilët janë më të përshtatshëm për Ligën e Kampionëve dhe janë kandidatë për të fituar Scudetton”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Napoli 2-4 Barcelona: De Jong më i miri në fushë

“Është e natyrshme që pritshmëritë janë të larta, sepse ne jemi Barcelona, ​​por duhet të kujtojmë se nuk kemi fituar ende asgjë. Jemi në raundin e 16-të, duam të fitojmë, por duhet të qëndrojmë të përulur”.

“Jam i lumtur kur lojtarët e mi shijojnë futbollin e tyre dhe argëtojnë edhe tifozët”, përfundoi trajneri i Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version