Telegrafi

Xavi: Lufta për titull nuk ka mbaruar

Barcelona është 11 pikë para Real Madridit dhe gjashtë pikë para Atletico Madridit, ndërsa gjasat e mëdha për titull Xavi i mohon duke thënë se ende është herët.

“Është herët të flasim për titull. Dy klube tjera janë në luftë, ndërsa nuk bën të harrohet Real Madridi, që përkundër largësisë po na përcjell. Është ende rrugë e gjatë për ta fituar kampionatin”, ka thënë Xavi.