Site icon Telegrafi

Xavi: La Liga është për fansat

Barazimi i mbrëmshëm 1-1 ndaj Levante ishte i mjaftueshëm për t’ia dhënë ekipit të Pep Guardiolas titullin e tretë radhazi, që është periudha më e suksesshme që kur trajneri ishte lojtar aso kohe, nën urdhrat e Johan Cruyff.

“Si gjithmonë, liga ka qenë e vështirë, por ky ekip ka shumë talent. Ne duhet ta urojmë gjithë Barcelonën, pasi ne jemi të gjithë një ekip i madh. Fansat meritojnë dashuri dhe ne festojmë me ta në rrugë”, ka thënë Xavi.

Blaugranët tash kanë shans të fitojnë edhe Ligën e Kampionëve, kur do të përballen me Manchester United në finalen e Ligës së Kampionëve në Wembley më 28 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version