Telegrafi

Xavi: Kurrë mos dyshoni në Barcelonën

Barcelona u rikthye nga humbja tronditëse në Ligën e Kampionëve ndaj Rubin Kazan, për të shënuar fitore bindëse dhe për të zgjeruar diferencën ndaj Realit në kreun e La Ligës.

“Ne treguam se fizikisht jemi të fuqishëm dhe se jemi në gjendje të shënojmë gola. Ky sukses ka qenë i mirë për ne, ne jemi liderë me tre pikë diferencë. Njerëzit tentojnë të fokusohen në rezultate, por ne e dimë se gjërat shkojmë mirë”, ka thënë Xavi.

“Të martën (kundër Rubin Kazan) luajtëm mirë por dështuam të testojmë golin e tyre. Sot ne luajtëm më qetë dhe shumë shpejt kaluam në avantazh 2-0”, ka shtuar më tej mesfushori i kombëtares së Spanjës./Telegrafi/