Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka lëvizur për të hedhur poshtë spekulimet që e lidhin atë me një rikthim në Camp Nou, duke konfirmuar qëndrimin te Al-Sadd.
38-vjeçari është lidhur si një trajner potencial për ta pasuar Ernesto Valverden në javët në vazhdim, pasi trajneri aktual duket se është i vendosur të largohet nga klubi tani ose në fund të kontratës së tij në qershor.
Sidoqoftë, pavarësisht se e pranoi dashurinë e tij për gjigantët katalunas, Xavi ka këmbëngulur që ai nuk ka plane të menjëhershme për t’u rikthyer në Spanjë.
“Nuk mund ta fsheh se është ëndrra ime të menaxhoj Barcelonën. E kam thënë këtë shumë herë, dhe nuk ka ndryshuar”, ka thanë fillimisht Xavi për Marca.
“Klubi do të jetë gjithmonë në zemrën time, por unë jam i përqendruar në Al-Sadd”.
Xavi konfirmoi që u takua me drejtorin sportiv Eric Abidal në Doha gjatë fundjavës, por nuk i dha shumë rëndësi bisedës me ish-bashkëlojtarin francez.
“Jam takuar me Abidal, pasi ai është shoku im. Kam shumë respekt për Barcelonën dhe Valverden”.
“Ne folëm për shumë gjëra, por unë jam i përqendruar në rolin tim këtu. Dua të respektoj kontratën time me Al-Sadd”, përfundoi ish-mesfushori.
Xavi është nën kontratë me klubin nga Katari deri në maj të 2021, pasi ra dakord për një marrëveshje në vitin 2019, pasi u tërhoq nga futbolli profesional në fund të atij sezoni.
Nën sezonin e tij, Al-Sadd fitoi Superkupën e Katarit në vitin 2019, dhe ata aktualisht janë në vendin e tretë në ligë, pasi ata kërkojnë të mbrojnë titullin e fituar në 2018-19, me Xavi si kapiten i klubit. /Telegrafi/