Telegrafi

Xavi konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj Las Palmas

Barcelona do ta fillojë aty ku e la sezonin këtë të shtunë, kur ata do të jenë nikoqir të Las Palmas në ‘Estadi Olimpic Lluis Companys’. Një fitore do t’i mbante gjallë shpresat e tyre për titull në La Liga, dhe gjiganti katalan nuk do të dorëzohet në qëllimin e tyre për të mbrojtur titullin që e fituan në sezonin 2022/2023.

Përkundër formës së dobët të Las Palmas së fundmi, pasi ata kanë dështuar të fitojnë ndonjë prej pesë ndeshjeve të tyre të fundit, ka qenë një sezon shumë i mirë për ekipin nga Gran Canaria.

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë në konferencën për shtyp se pret një ndeshje të vështirë këtë vikend.

“Përballe nesh, do të kemi një kundërshtar që luan futboll shumë të mirë, lojtarë që janë teknikisht të mirë. Pimienta punon shumë mirë dhe ata do të vijnë me shumë dëshirë për të fituar”, ka thënë Xavi fillimisht.

Lexo po ashtu Barcelona beson se Xavi do të qëndrojë si trajner nëse arrihen objektiva të caktuara

Xavi gjithashtu ka konfirmuar se Andreas Christensen nuk do të rrezikohet ndaj Las Palmas, por ai do të mbështetet tek Ronald Araujo dhe Jules Kounde.

“Të gjithë janë mirë përveç Andreas, i cili ende po vuan nga një shqetësim. Ter Stegen pësoi vetëm një goditje. Kounde dhe Araujo janë mirë”, u shpreh tekniku spanjoll.

Ka kuptim që Barcelona të mos e rrezikojë Christensesnin, pasi ai me shumë mundësi do të jetë startues në ndeshjen e parë ndaj PSG-së në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nëse është i shëndetshëm./Telegrafi/