Site icon Telegrafi

Xavi konfirmoi largimin, trajneri i madh ia bën ‘me sy’ Barcelonës

Barcelona tashmë ka filluar kërkimet për një trajner të ri, pasi Xavi konfirmoi se do të largohet në fund të sezonit.

Pas humbjen 5-3 nga Villarreali, Xavi bëri të ditur se ka ardhë koha për t’u larguar nga klubi katalanas, pasi nuk dëshiron t’i bëjë dëm skuadrës ku është një legjendë e madhe.

Me të dëgjuar këto fjalë, shumë trajner kanë filluar flirtimin me Barcelonë dhe njëri ndër ta është edhe Thomas Tuchel.

Lexo po ashtu Dy lojtarët që e duan me patjetër transferimin te Barcelona

Trajneri i Bayern Munichut ka thënë se do dëshironte një ditë të shkonte në Spanjë, pasi është një ligë fantastike.

“Lëvizja jashtë vendit do të më pëlqente përsëri. Spanja ka një ligë të jashtëzakonshme”, ka thënë fillimisht Tuchel.

Lexo po ashtu Mesazhi i Tuchel për Davies pas 'flirtimit' të kanadezin me Real Madridin

“Nga këndvështrimi im, dhe bazuar në përvojën time të punës me spanjollët, ata karakterizohen nga një sasi e madhe vetëbesimi”.

“Kur flisni me lojtarë spanjollë, shpejt e kuptoj se po merresh me personin”, ka shtuar më tej ish-trajneri i Chelseat. /Telegrafi/

Exit mobile version