Telegrafi

Xavi: Kemi mbulesë për Messin

 Xavi është i bindur se Barcelona ka mjaft fuqi për të luajtur pa Messin dhe Mascheranon, të cilët u lënduan në barazimin me rezultat 2-2 ndaj PSG-së.

“Lëndimet që ekipi ka pësuar janë e keqja e kësaj ndeshje, por ne kemi mjaft lojtarë për të mbuluar këto humbje”, ka theksuar Xavi. /Telegrafi/