Telegrafi

Xavi: Kalimi im te Barcelona duhet të ndodh, klubet janë në bisedime

Xavi Hernandez ka folur për kthimin e tij të mundshëm te Barcelona, kësaj radhe si trajner, ku klubet janë në bisedime.

Al Sadd nuk dëshiron ta humb trajnerin, por duket se dëshira e tij është të kthehet në klubin ku ka fituar gjithçka si lojtar.

Duke folur pas barazimit 3-3 të skuadrës së tij me Al Duhail, Xavi konfirmoi se bisedimet janë zhvilluar dhe duket se është vetëm çështje kohe para se të konfirmohet rikthimi i tij në Katalonjë.

“Unë jam një person shumë pozitiv, dy klubet janë në bisedime”.

“Është një çështje e sensit të përbashkët dhe në fund duhet të përfundojë. Jam i emocionuar. Të dy klubet e dinë qëndrimin tim. Shpresoj se çështja mund të zgjidhet së shpejti”, ka thënë Xavi për TV3.

Xavi është i sigurt se klubet do të arrijnë një marrëveshje – pasi agjentët e tij të kenë rënë dakord për të gjitha kushtet me Barcelonën – saqë ai tashmë po pret me padurim të marr frenat në “Camp Nou”.

“Nuk bëhet fjalë për të qenë Jezusi, por për të rikthyer emocionet”.

“Ka një ekip të mirë dhe ne duhet të punojmë shumë dhe të mos shqetësohemi. Ne duhet të tërhiqemi të gjithë në të njëjtin drejtim”.

“Të gjithë e presim me padurim dhe jemi shumë të emocionuar”, ka thënë Xavi. /Telegrafi/