Telegrafi

Xavi ka klauzolë largimi nga Al Sadd e cila vlen vetëm për Barcelonën

Xavi Hernandez mund të rikthehet te Barcelona, por kësaj radhe në postin e trajnerit.

Legjenda e katalunasve tani e disa vite është në futbollin arab, ku po drejton skuadrën Al Sadd SC.

Xavi ka rinovuar muaj më parë kontratën me këtë ekip, por që në të ka vendosur një klauzolë e cila është quajtur qesharake nga e përditshmja spanjolle ‘AS’.

Barcelona janë gati ta shkarkojnë nga detyra trajnerin holandez Ronald Koeman dhe Xavi shihet si favoriti kryesor për ta marrë drejtimin e klubit.

Mjafton vetëm një kërkesë zyrtare e Barcelonës për trajnerin i cili do ta paguajë klauzolën e cila sipas ‘AS’ është qesharake, pasi bëhet e ditur se është një shumë e ulët, por që nuk është zbuluar.

Gjithsesi deri më tani ende nuk ka asgjë konkrete dhe Xavi është në pritje të një telefonate nga klubi katalunas.

Legjenda e Barcelonës fillimisht ka luajtur për Al-Sadd, derisa tani si trajner po ka suksese të mëdha, ku klubi i tij nuk ka humbuar që një kohë të gjatë, afër një vit. /Telegrafi/