Telegrafi

Xavi ka frikë nga Reali

 “Këto ndeshje janë gjithmonë të paparashikueshme. Ne jemi në formë shumë të mirë, por mund të ndodhë e papritura në futboll dhe sidomos ndaj Real Madridit”.

“Atyre do t’u mungojnë lojtarë të rëndësishëm, por Real Madridi është Real Madridi dhe ata do të luajnë mirë. Jam i sigurtë për këtë. Përkundër situatës së tyre aktuale, ata janë shumë, shumë të rrezikshëm”, ka deklaruar Xavi.

Reali e pret Barcelonën në ndeshjen e parë të Kupës së Mbretit të mërkurën me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/