Site icon Telegrafi

Xavi: Jam në gjendje shoku me atë që po ndodh me Dani Alves

Xavi Hernandez ka folur për situatën aktuale të Barcelonës para përballjes ndaj Getafes, por mediat i kanë kushtuar theks të vecante fjalëve për ish-bashkëlojtarin e tij, Dani Alves.

Trajneri katalunas foli për disa çështje jashtë fushës, si ajo në lidhje me arrestimin e Dani Alves për dyshime rreth një sulmi seksual.

Ai deklaroi se ndihet i habitur dhe i tronditur me arrestimin e mbrojtësit brazilian.

Lexo po ashtu Dani Alves arrestohet nga policia spanjolle pas sulmit seksual ndaj një gruaje

“Është e vështirë të komentosh një situatë të tillë”, ka thënë fillimisht trajneri i Barcelonës.

“Jam i habitur dhe i tronditur, në gjendje shoku, drejtësia do të vendosë çfarëdo, ne nuk mund të hyjmë në të”.

Lexo po ashtu Dani Alves ofroi versionin e tij të akuzave për përdhunim përpara se të arrestohej

“Ndihem shumë keq për të. Jam i shokuar”, përfundoi Xavi.

Ndryshe, Alves është arrestuar shkaku i një padie në lidhje me sulm seksual në mbrëmjen e 30 dhjetorit në qytetin e Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version