Telegrafi

Xavi: Inter është i mirë, por ne jemi më të mirë

Dy gjigantët, kampioni i Serie A dhe ai i La liga, do të takohen në Giuseppe Meazza të mërkurën, dhe Xavi mendon se kjo do të jetë një takim i shkëlqyeshëm.

“Dallimi në mes Interit dh Barcelonës është se ne besojmë në ekipin. Po, ne kursejmë para dhe kjo do të thotë se lojtarët kanë më shumë motivim. Sidoqoftë, ata janë një ekip i mrekullueshëm që drejtohet nga Jose Mourinho. Kam mësuar shumë nga ai kur kam qenë në ekipin e të rinjve të Barcelonës”, ka thënë Xavi.