Xavi ka njoftuar se është infektuar me coronavirus, derisa ka kaluar në vetëizolim.
Trajneri 40-vjeçar që aktualisht po e drejton Al Saddin në Katar, ka bërë të ditur se ai ka qenë pa simptoma në pandeminë.
Xavi nuk do të mund të drejtojë skuadrën, derisa në vend të tij do të jetë David Prats, ndihmësi i tij.
“Ditë më parë, duke ndjekur protokollin e QSL, kam dal pozitiv me COVID-19 në testimet e fundit, por ndihem mirë”, ka shkruar ai në Instagram.
“Do të qëndrojë në vetëizolim derisa të kalojë këtë periudhë. Kur shëndeti të më lejon, do të jem edhe më i fuqishëm”, ka shtuar më tej ai.
Xavi ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe po e mbështesin në këtë situatë që po e kalon. /Telegrafi/