Site icon Telegrafi

Xavi: Guardiola fiton gjithçka me Cityn

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka thënë se Pep Guardiola është në gjendje të fitojë gjithçka.

Në një intervistë për Goal, mesfushori spanjoll beson që Guardiola do ketë sukses me klubin e ri që prej sezonit të parë.

“Pep Guardiola është një fitues i madh dhe mund të çojë Manchester City drejt titujve të njëpasnjëshëm”.

Lexo po ashtu Guardiola i tha të kërkonte falje, vjen kundër-reagimi i agjentit të Toure

“Besoj që këtë sezon Manchester City do të fitojë tre apo katër trofe të rëndësishëm përfshirë këtu kampionatin, Ligën e Kampionëve, Kupën”.

“Manchester City ka krijuar tashmë një avantazh të mirë në Ligën Premier, por unë e di që Pep nuk do të lejojë vetëkënaqësinë në dhomat e zhveshjes”, përfundoi Xavi.

Exit mobile version