Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka lavdëruar të riun Gavi për ‘thyerjen e kufirit’ midis pasionantit dhe të padisiplinuarit, duke pretenduar se ai e kontrollon veten në fushë shumë mirë.
19-vjeçari ka marrë kritika për atë që disa e perceptojnë si një qasje tepër agresive në fushë. Me raste ai e ka futur veten në telashe, teksa është përjashtuar dy herë me karton të kuq, një këtë sezon kundër Portos dhe një herë kundër Granadës në La Liga.
Në total, ai ka grumbulluar 35 kartonë të verdhë në tre sezonet e tij në ekipin e parë, në 111 paraqitje.
Xavi u pyet nëse ai mund t’i kërkonte Gavi të luante më qetë ndaj Real Madridit.
“Nuk është e nevojshme të thuhet asgjë sepse ai është pjekur shumë me ne. Nëse më kujtohet mirë, vitin e parë u përjashtua një herë dhe këtë vit një herë. Por nuk është problem, mendoj se ai e kontrollon veten dhe e bën shumë mirë. Ai është kyç për ekipin dhe pasionant”, u shpreh tekniku spanjoll.
Ani pse Gavi është përjashtuar nga fusha e lojës dy herë, vendosmëria e tij në fushë ka rezultuar vendimtare për blaugranët që kur ai debutoi me ekipin e parë.
19-vjeçari shpreson të vazhdojë me paraqitje të tilla edhe në derbin e së shtunës ndaj Real Madridit që do të zhvillohet me fillim nga ora 16:15./Telegrafi/