Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për situatën e sulmuesit Robert Lewandowski, i cili ka dështuar ta gjej rrjetën në këtë fillim sezoni në La Liga.
Mos shënimi i golave nga sulmuesi polak po kthehet në problem te klubi nga Camp Nou, por ashtu nuk mendon edhe trajneri Xavi.
“Lewandowski duket i lumtur dhe i kënaqur”, ka thënë fillimisht Xavi në konferencën e tij për shtyp.
“Ai dëshiron të kontribuojë përmes golave, por po kontribuon edhe me gjëra të tjera, si asistimi kundër Cadiz. Golat do të vijnë.
“Ai duhet të shënojë si pjesa tjetër e sulmuesve, por ai duket i lumtur dhe unë jam i qetë për të”, përfundoi trajneri i Barçës.
Lewandowski ka dështuar të shënojë në dy ndeshjet e tij të para të sezonit dhe do të shpresoj të godas në shenjë kur Barça të përballet me Villarrealin të dielën.
Sulmuesi polak fitoi trofeun Pichichi në sezonin e tij të parë në Spanjë duke shënuar 23 gola në ligë në 34 ndeshje. Ai gjithashtu ndihmoi Blaugranët të fitonin titullin në La Liga. /Telegrafi/