Telegrafi

Xavi flet fjalë të mëdha për Iniestan: Ai është unik

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi, ka lëvduar legjendën në largim, Andres Iniesta.

Iniesta i ka dhënë lamtumirën e tij të fundit kampionëve të La Ligës dhe ndeshjen e fundit e luan ndaj Sociedadit të dielën.

Superylli do të largohet pas 16 sezoneve ku ka fituar nëntë tituj të mëdhenj.

Partneri i tij kryesor, Xavi, e cilëson atë si unik.

“Lojtarë të tjerë do të qëndrojnë dhe Barca do të vazhdojë që të fitojë”.

Andres Iniesta (Getty Images)

“Është e qartë që Barcelona do të vazhdojë të ketë sukses, por lojtarët sikur ai janë unik. Iniesta është shembull si lojtar dhe person”, u shpreh Xavi.

Iniesta ka bërë 43 paraqitje këtë sezon në të gjitha garat, duke i ndihmuar Barcës që të fitojë një dopietë tjetër të titujve. /Telegrafi/