Site icon Telegrafi

Xavi fiton lotarinë në Katar

Xavi Hernandez aktualisht nuk ka nevojë edhe aq për para, pasi ka pasur një karrierë të gjatë si futbollist ku është paguar mjaftueshëm.

Lojtari edhe tani merr miliona euro pas luan në Katar.

Por këto ditë ai ka pasur një befasi nga Doha Bank, ku është bërë fitues llogarisë së kësaj banke.

Ish futbollisti i Kombëtares spanjolle ka fituar vendin e tretë në lojën shpërblyese që jepet nga kjo bankë, ndërsa shuma e fituar është 229,000 euro.

“Ta fitoja këtë çmim ishte e papritur, por një befasi e mirëseardhur”.

“E kam hapur llogarinë në Doha Bank me 5 dhjetor të vitit 2016”.

“Kam pasur interes për programin Al Dana që është pjesë e Doha Bank. Këtu të inkurajojnë që të ruash parat dhe ta japin rastin që të bëhesh milioner. Një mundësi që të bën të fitosh para”, ka thënë Xavi.

Vlera e parave me rijal është 1 milion.

Xavi ka kaluar në Katar në vitin 2015 pas 17 vitesh të kaluara te Barcelona. /Telegrafi/

Exit mobile version