Telegrafi

Xavi: Fabregas lojtar i Barcelonës

Në pyetjen e Sport, nëse Fabregas do t’i bashkohet Barcelonës, Xavi u përgjigj: “Po, natyrisht. Kështu do të mbarojë e gjithë kjo. Dy vite më parë thashë se Cesc do të përfundonte duke luajtur për Barcelonën, ndërsa tani kjo është më e qartë se kurrë”.

“Ai e ka shprehur publikisht se dëshiron të kalojë te Barcelona dhe kur një lojtar dëshiron të shkojë diku, ai përfundon atje. Është e qartë se Fabregas do të vijë te Barcelona”, përfundoi Xavi. /Telegrafi/