Telegrafi

Xavi: Fabregas ka ADN të Barcës

Xavi po ashtu nuk ka dyshime se Fabregas mund t’i përshtatet lojës së katalanasve, pasi kapiteni i Arsenalit në vete ka ADN-në e Barcelonës.

“Cesc do të ishte një përforcim i shkëlqyeshëm. Ai është lojtar me ADN të Barcelonës. Fabregas në mënyrë të përkryer do të përshtatet në ekip, pasi ai shumë mirë e njeh klubin dhe shumë lojtarë në përbërje. Ai është larguar, por sigurisht se mund të rikthehet”, ka thënë Xavi./Telegrafi/