Telegrafi

Xavi e do Busquetsin te Barcelona edhe për një sezon

Trajneri i Barcelonës, Xavi e ka pranuar se dëshiron një marrëveshje të re për kapitenin e ekipit, Sergi Busquets.

Mesfushori ka bërë disa paraqitje të shkëlqyera në javët e fundit për Barçën dhe Xavi u pyet për të ardhmen e tij.

Trajneri u përgjigj në mënyrë të qartë dhe kategorike duke konfirmuar dëshirën për të vazhduar me yllin spanjoll.

Lexo po ashtu Busquets refuzon ofertën ‘marramendëse’ nga Al Nassr

“Vendimi do të jetë i tij. Ne jemi në pritje. Ai është një person shumë i rëndësishëm për klubin, si brenda dhe jashtë fushës. Ai është kapiteni”.

“Ai ka fituar të drejtën për të vendosur të ardhmen e tij. Do të isha i kënaqur nëse ai do të qëndronte edhe një vit”, ka thënë Xavi.

Vendimi, siç thotë Xavi, do të jetë në dorën e tij, por e sigurt është se Barcelona do të vendosë në tavolinë një ofertë që ai të vazhdojë edhe një vit. /Telegrafi/