Site icon Telegrafi

Xavi me deklaratë shokuese: Nuk do të transferoja Cescun dhe Piquen te Barca

Legjenda e mesfushës së Barcelonës, Xavi, ka dhënë një deklaratë sensacionale ku ka shprehur indinjatën e tij me rikthimin e lojtarëve që dikur janë larguar.

Barcelona po kërkon me ngulm Hector Bellerinin, por Xavi nuk është përkrahës i idesë së rikthimit të talenteve të akademisë që një ditë janë larguar.

Për revistën katalanase Sport, Xavi ka dhënë arsyet e tij se pse nuk duhet të rikthehen lojtarët që u larguan, teksa në këtë mes përmend edhe Gerard Piquen dhe Cesc Fabregasin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

“Nën prizmin tim, as Cesc as Pique, e as trajneri aktual i Barcelona B, Gerard Lopez, nuk do ët ktheheshin pas eksperiencave jashtë La Masias. Unë kurrë nuk do të transferoja një lojtar që u largua nga Barcelona”.

“Unë e kam parë Bellerinin duke luajtur, por unë dua të them një gjë: Është e vështirë për mua që të transferohet një lojtar që ka qenë këtu. Unë jam në favor të mendimit të mos transferimit të lojtarit që një herë është larguar. Unë jam i befasuar me akademinë që larguan Mboulan dhe Eric Garcian, dhe nuk do t’i bleja në të ardhmen. Ai që ka dashur të largohet, nuk bën të kthehet”, potencoi Xavi.

Kjo deklaratë e Xavit vjen si kritikë ndaj bordit të Barcelonës për menaxhim të akademisë së klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version