Gavi është talenti i ri që ka filluar të lë gjurmë te Barcelona këtë edicion.
Mesfushori i talentuar spanjoll po shkëlqen me fanellën e gjigantit katalunas dhe Barcelona e ka për detyrë ta blindojë atë me kontratë të re.
E trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez është i dashuruar si duket në lojën e talentit katalunas.
Xavi ka folur para ndeshjes me Sevillën për Gavin dhe kontratën e tij të re, duke thënë se nëse është nevoja do të mbledhin para për ta mbajtur atë në Camp Nou.
“Duhet të veprojmë tani për të nënshkruar kontratën e re. Nëse është e nevojshme ne do të mbledhim para për të, që ta bindim”.
“Ai, Ansu, Pedri dhe Araujo janë pjesë e rëndësishme e jona. Gavi është e ardhmja e klubit dhe drejtuesit po punojnë për të rinovuar me të”, deklaroi Xavi.
17-vjeçari ka zhvilluar 21 ndeshje këtë edicion me fanellën e Barcelonës, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Vlen të theksohet se për talentin e madh kanë shprehur interesim skuadrat si Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe Bayern Munich. /Telegrafi/