Telegrafi

Xavi: Busquets është futbollisti më inteligjent me të cilin kam luajtur ndonjëherë

Në prag të derbit kundër Espanyolit, një lojë që përtej rivalitetit mes dy skuadrave mund të nënkuptojë ditën kur skuadra e Barcelonës shpallet kampione e La Ligës, ndeshja do të mbahet mend edhe si e fundit në të cilën Sergio Busquets përballet me rivalët e urryer lokal.

Kur u pyet për këtë, Xavi ishte plot lëvdata për “mesfushorin më të mirë në historinë e Barçës” .

“Për të do të jetë shumë e rëndësishme të fitojë titullin e ligës. Mendoj se ai ka marrë një vendim të mirë”, ka thënë fillimisht Xavi në konferencë.

Lexo po ashtu Lista e të preferuarave të Xavit për të zëvendësuar Busquets

“Na lëndon, por ai po largohet në një moment të mrekullueshëm për veten dhe ekipin”.

Më pas, Xavi shprehu atë që ndjejnë shumë tifozë katalunas.

Lexo po ashtu Inteligjenca Artificiale zgjedh pesë zëvendësuesit e përsosur për Busquets te Barcelona

“Unë e respektoj atë dhe i uroj më të mirat. Ai është padyshim futbollisti më inteligjent me të cilin kam luajtur ndonjëherë”.

“Ai është i mrekullueshëm si shok skuadre dhe tani si kapiten. Kur ishte “I nominuari për çmimet e Topit të Artë më dukej shumë i padrejtë”, përfundoi trajneri i Barçës. /Telegrafi/