Legjenda e Barcelonës, Xavi ka zbuluar se Manchester United ka biseduar me të për një lëvizje të tij në Old Trafford, por që vendosi të qëndroj te klubi i zemrës, Barcelona.
Është e njohur mirë se Manchester United ka pasur interesim të madh në nënshkrimin e talentit të dalë nga La Masia gjatë karrierës së tij.
Por, kurrë nuk është bërë e qartë se sa afër ka qenë të materializohet kjo gjë deri më tani.
Është vet ish-mesfushori i Barcelonës që ka zbuluar se ka biseduar direkt më vëllanë e Alex Fergusonit, Martinin, i cili dëshironte ta transferonte.
Megjithatë, Xavi ia bëri të qartë vendimin e tij për të qëndruar te katalunasit, pasi për të janë klubi i zemrës dhe më i miri në botë.
“Në një rast fola me drejtuesit e Unitedit dhe vëllanë e Sir Alex Fergusonit”, ka thënë fillimisht Xavi për BBC Sport.
“Ata u përpoqën të më transferonin atje, por vendosa të qëndroja në Spanjë”.
“Gjithmonë kam menduar se Barcelona është klubi im i preferuar, unë i kam në zemër dhe është klubi më i mirë në botë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/