Xavi ka arritur të bindë Jules Kounde që të vazhdojë të luajë jashtë pozicionit të tij të preferuar si qendërmbrojtës, raporton AS.
Francezi do të vazhdojë të luajë si mbrojtës i djathtë sezonin e ardhshëm edhe pse ai i ka thënë ekipit stërvitor se preferon të luajë në qendër të mbrojtjes.
Megjithatë, Barca është e mangët në mbrojtjen e djathtë me Sergi Roberto dhe Eric Garcia që nuk bëjnë përshtypje kur u testuan në atë pozicion.
Me sa duket, Barça nuk do të nënshkruajë me një mbrojtës të djathtë këtë verë.
Kjo do të thotë se Andreas Christensen nuk do të shitet, pavarësisht interesimit nga Interi, dhe Kounde do të vazhdojë si mbrojtësi i djathtë i Barcelonës.
Ndërkohë, Raphinha është një tjetër lojtar që preferon të luajë në të djathtë, por Xavi preferon Ousmane Dembelen në atë pozicion. Ndoshta ata mund të shkëmbejnë vendet gjatë ndeshjeve në varësi të kundërshtarit. /Telegrafi/