Barcelona u mund 5-3 nga Arsenali në një ndeshje miqësore, ku Xavi u ankua ashpër për intensitetin e kundërshtarëve.
Përveç pamëshirshmërisë së skuadrës londineze në lojë, trajneri i katalunasëve dhe stafi i tij stërvitor besojnë se Sergino Dest, Sergi Roberto dhe Marcos Alonso nuk janë më në nivelin e kërkuar, sipas asaj që raporton Sport.
Të tre lojtarët u paraqitën dobët për Barcelonën me Arsenalin duke krijuar shumë raste nga pozicioni i tyre.
Duke qenë se Dest dhe Roberto nuk ia dolën mirë në krahun e djathtë, Xavi nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë të përdorë Jules Kounde atje.
Në krahun e majtë, Xavi mund të marrë frymë i lehtësuar pasi Alejandro Balde hyri dhe luajti si një makineri. Kështu, Alonso do të vazhdojë si rezervë.
Prandaj, nuk është çudi që Barça ka ringjallur interesin e saj për nënshkrimin e mbrojtësit të djathtë të talentuar spanjoll, Ivan Fresneda. /Telegrafi/