Telegrafi

Xavi: Barcelona superiore ndaj Arsenalit

Xavi nuk ka dyshime se blaugranët janë superior ndaj topçinjve, pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë.

“Ne bëmë një paraqitje të shkëlqyeshme dhe ndjehemi shumë më superior ndaj Arsenalit. Ne kishim shanse për të zgjidhur sfidën. Në ndeshjen e kthimit duhet të luajmë me të njëjtin intensitet. Ndoshta ishte ndeshja jonë më e mirë e sezonit dhe ishte turp që nuk e fituam”, ka thënë Xavi. /Telegrafi/