Telegrafi

Xabi: Na ka munguar Robben

Robben u shit te Bayern Munich në muajin gusht dhe shijoi një fillim të mbarë në Bundesliga, por në anën tjetër mungesa e tij ndjehet te Reali i Madridit.

“Robben është një lojtar shumë i mirë në lojën një-në-një dhe ai do të mund ta kishte thyer lojën në çdo moment. Ai do të ishte i mirë në përballjet si ajo me Milanin, por mendoj se ai do të luante shumë pak, andaj edhe preferoi të pranojë ofertën e Bayern Munich”, ka thënë spanjolli./Telegrafi/