Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit 2023/24.
Trajneri italian do ta marrë drejtimin e Brazilit, ndërsa Los Blancos qysh tani kanë filluar të shikojnë për zëvendësuesin e tij.
Xabi Alonso është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e Real Madridit nga sezoni i ri, derisa trajneri i ri spanjoll po bën shumë mirë në Gjermani me Bayer Leverkusenin.
Vet trajneri spanjoll ka folur për interesimin e Los Blancos, duke thënë se për momentin është i fokusuar vetëm te Bayer Lverkuseni.
“Reali? Të shohim… Tani për tani është më e rëndësishme të mendoj për skuadrën”.
“Ndihem mirë te Leverkuseni, si me ekipin ashtu edhe me drejtuesit. Për mua, e ardhmja nuk është një çështje e rëndësishme për momentin”, deklaroi Alonso.
41-vjeçari ka kaluar pesë vite si futbollist i Real Madridit duke qenë një nga më të rëndësishmit në klubin madrilen.
Ai për një edicion ka qenë trajner edhe i ekipit të të rinjve të Los Blancos, derisa një ditë mund të rikthehet në Santiago Bernabeu, por si trajner i parë. /Telegrafi/