Telegrafi

Xabi Alonso për shmangie të taksave, mund të dënohet me tetë vjet burg

Xabi Alonso, ish-lojtar i Real Madridit, Bayern Munich, Liverpool dhe Real Sociedad ndër të tjera, është akuzuar nga prokuroria spanjolle për tre pikët e mashtrimit tatimor në lidhje me të ardhurat e krijuara nga shfrytëzimi i të drejtave të imazhit në mes të viteve 2010 dhe 2012, shkruan El Confidencial.

Tolosarra akuzohet për fshehjen e 4,9 milionë eurove nëpërmjet një kompanie në Madeira të Portugalisë dhe përballet me një dënim prej tetë vjet burgim përveç gjobës prej 8 milionë euro.

Xabi Alonso do të duhet të ulet në stolin e të akuzuarit së bashku me dy nga këshilltarët, ku sipas një dokumenti të shkruar nga avokatët shtetërorë, spanjolli “simuloi transferimin e të drejtës së imazhit” në një kompani në Madeira në shkëmbim të pesë milionë eurove që do t’i detyrohen lojtarit.

Kjo është bërë, me sa duket, disa ditë para nënshkrimit për Real Madridin në vitin 2009.

Disa muaj më vonë, lojtari bleu këtë kompani për 5000 euro, e cila sipas prokurorit, nuk kishte ndonjë punonjës dhe gjithashtu kishte disa avantazhe të rëndësishme tatimore: përjashtimi total i taksave deri në vitin 2012, në të njëjtin vit, deri në 4% dhe nga viti 2013 deri në vitin 2020, norma ishte deri 1% më shumë, 5%.

Shuma për të cilën ai është akuzuar është në total prej pesë milionë euro të pranuara nga kompania përmes të ardhurave të ndryshme nga kompanitë e modës, kozmetikës, video lojërave, me të cilat Xabi Alonso bashkëpunoi në reklama.

Informacionin e publikuar nga El Confidencial, Xabi Alonso e ka hedhur poshtë duke thënë se është i pafajshëm dhe nuk ka depozituar para që mund t’i ik përballjes me drejtësinë. /Telegrafi/