Platforma X (ish-Twitter) që drejtohet nga Elon Musk ka lansuar një veçori të re ku përdoruesit tani mund të bllokojnë llogaritë e paverifikuara që t’u bëjnë ‘reply’ në postimet e tyre.
Ky ndryshim vjen rreth 11 muaj pasi Musk lansoi shërbimin me pagesë për Twitter Blue duke u mundësuar përdoruesve të marrin verifikimin e shenjës blu për 7.99 dollarë në muaj, transmeton Telegrafi.
Kjo do të jetë e vështirë për ata që nuk paguajnë për shërbimin të hedhin poshtë dezinformatat, të cilat studiuesit raportojnë se kanë vazhduar të rriten.
Që kur Elon Musk mori në krye platformën, veçori të shumta janë lansuar për abonuesit e shërbimit me pagesë. /Telegrafi/